Tiranë/ Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste, në pranga 65-vjeçari! I sekuestrohet municion luftarak në banesë

7 Dhjetor, 16:59| Përditesimi: 7 Dhjetor, 17:33

  • Share

Tiranë- Një 65- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste.

Policia ka vënë në pranga personin me inicialet Sh. V., 65 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë  për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.  

Gjatë kontrollit në banesën e 65-vjeçarit u gjet thikë, kallashnikov, 4 krëhra dhe municion.

‘Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Tomi Kristo", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.  Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?