Kronikë

Djali i kreut të Njësisë 12 në Tiranë dhunon qytetarin për motive pronësie, shpallet në kërkim! Nën hetim babai e kushëriri i tij! Pezullohet polici që nuk ndërhyri (VIDEO e sherrit + EMRAT)

16 Shtator, 17:54| Përditesimi: 16 Shtator, 18:44

  • Share

TIRANË – Një person është vënë nën hetim në gendje të lirë dhe kushëriri i tij është shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar një të tretë për motive pronësie.

Dhunuesi Pajtim Allushi, 33 vjeç, është proceduar penalisht nga blutë pasi sherrit, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij 27-vjeçar, Sindi Allushi, edhe ky i përfshirë në rrahjen me grushta të shtetasit D.K..

Blutë raportojnë se është vënë nën hetim edhe 52-vjeçari Saimir Allushi, babai i 27-vjeçarit, pasi ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K..

Report Tv mëson se Saimir Allushi është kryetari i Njësisë Administrative Nr.12, në kryeqytet.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.

Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 16/09/2025 22:19

    Veprim komplet idjot qe pezulloni policin, raste pa fund te tilla kam par ne Gjermmani kur ndodhet polici ary pran dhe nuk i lejohet ne te till rasti te nderhy sepse i rrezikohet jeta por ai njofton per perforcime dhe nxier bllokun dhe mban shenim, dekumenton sken e krimit.

    Përgjigju
  • Arturi: 16/09/2025 20:18

    KJOI SINDI KA QENË NË KËRKIM SE KA RA ME GRUSHTA I POLICI MBAS SHPINE..... SE KA SHUMË TË LEHTË TË ARDHMEN... KATA SI FIS QEKAN PROBLEMATIK....

    Përgjigju
  • Ministria sherrit: 16/09/2025 19:36

    Polici reagoj, cdo bonte tjeter. Nejse lufta vazhdon. Pismilet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?