TIRANË- 3 të rinj janë arrestuar pasi kanë dhunuar dhe kanë tentuar që t’i vënë flakën një vajze të mitur.
Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M, dyshohet se jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.
E mitura ishte e ish-e dashura e 25-vjeçarit Ardit Çela dhe bashkëjetonte me të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Ardit Çelën 25-vjeça pasi bashkë me shokët e tij ka dhunuar dhe ta tentuar që të djegë me benzinë ish-të dashurën e tij, 16-vjeçe. Më herët policia arrestoi dhe dy shokët e tij, Enea Hoxhën dhe një 17-vjeçar.
16 vjec,akoma pa arritur moshen 18 vjec kur quhesh ligjerisht /adult/ dhe bashkejetonte me nje 25 vjecar?! Cfare dreq familje kishte kjo qe e lejonte?! Ketij birbos i duhet shtuar dhe dy akuza te tjera si seks ofender e pedofil,por dhe familja duhet te merret ne pergjegjesi penale.Nje 16 vjecar nuk eshte ne gjendje te marre vendime as menderisht,as ligjerisht,sepse quhet i mitur,i merr familja per te dhe ne kete rast,edhe pse ishte <<dashuria>> ne mes, familja e ka lejuar,ose nuk ka reaguar kur femija e tyre shkoi te bashkejetoje me nje pedofil.
PërgjigjuFamilja esht me mentalitet t prapambetur dhe goca gjithashtu mesa di une???? prindrit mendonin se gjeti burr dhe ra rehat se dinin qe kishte ren ne dor te nje psikopati te smur