Kronikë

Tiranë/ Digjen 3 autobusë gjatë natës tek Ish-Uzina e Autotraktorit (VIDEO)

24 Dhjetor 2024, 08:09| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 14:13

  • Share

TIRANË - Tre autobusë janë djegur plotësisht në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve në rrugën ‘Ali Demi’ pak pas mesnatës. Rreth orës 00:35, një autobus mori flakë në parkingun e një firme private. Si pasojë e shpërndarjes së flakës janë djegur dhe dy autobusë të tjerë aty pranë.

Për momentin, dyshohet se shkaku i flakës ka qenë një defekt elektrik në autobusin e parë që mori flakë. Ndërkohë ngjarja po sqarohet nga grupi hetimor.

'Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private,  dyshohet se për shkak të një defekti  elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?