Kronikë

Vorë/ Flakët përpijnë dyqanin 'Shop Marikaj', dyshimet e para (VIDEO)

21 Janar, 09:50| Përditesimi: 21 Janar, 14:37

  • Share

VORE-  Një ambient biznesi është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për një dyqan për shitjen e rrobave, "Shop Marikaj".

Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, përfshirë edhe një nga Kamza, të cilat po vënë flakët nën kontroll.

Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike që përdoret për ngrohje.

Më datë 21.01.2025, rreth orës 09:10, në fshatin Marikaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në dyqanin e shtetasit A. S. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, informoi sot policia. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?