Tiranë- Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një familjeje në kryeqytet, djali i të cilës ishte arrestuar për trafikim femrash me qëllime prostitucioni.
Me kërkesë të organit të akuzës, u njoftua sot zyrtarisht (30 prill) se “u sekuestruan pasuritë e Adriatik Gjinecit, një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me Ismail Gjinecin, (djali i tij) i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme”, bëri me dije Prokuroria.
I riu akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i caktoi masën e sigurimit ‘arrest në burg’.
“Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal”, sqaroi më tej organi i akuzës.
-Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
-Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.
Komente
