TIRANË - Fatjon Kodra 18 vjeç dhe Elton Kaci 49 vjeç, banues në Tiranë, por me origjinë nga Laçi, ishin gati të shinin disa armë zjarri, të cilat i kishin fshehur në automjetin me të cilin udhëtonin. Efekte
Por efektivët e policisë, të cilët i ishin vënë në ndjekje prej disa kohës, i kapën në befasi, duke i arrestuar. Efekte Grupit iu sekuestruan 3 kallashnikovë, 2 pistoleta e municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në Tiranë Fushë Krujë dhe në Thumanë. Efekte
2 pjesëtarë të tjerë të grupit, Florian Aliu dhe Enea Zira 28-vjeçarë, u shpallën në kërkim ndërsa hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e plotë kriminale të këtij rrjeti të trafikut të armëve, vijojnë nga Prokuroria e Tiranës.
Agjentët kishin më shumë se 3 muaj që vëzhgonin grupin. Një prej tyre ka bërë dhe blerje të simuluar, duke marrë si klient armë te ky grup. Një kallashnikov, sipas burimeve, kushtonte nga 1 mijë deri në 1500 euro, ndërsa pistoletat nga 1500 deri në 2 mijë euro. Efekte
Armët e zjarrit rezultojnë të jenë të vjetra. Të gjitha do të dërgohen për ekzaminim nëse janë përdorur për ngjarje të tjera kriminale.
'Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:
Fatjon Kodra, 18 vjeç dhe Elton Kaci, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Florjan Aliu, 28 vjeç dhe Enea Zira, 28 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.', njofton policia
Komente

Tua fusi ne prapanic armet shteti ketyre horrave te laçit ..trageti te ndyr qe bejn
Përgjigju