Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve dhe 1 karburant, pranga 34-vjeçarit (EMRI+VIDEO)

7 Korrik, 10:14| Përditesimi: 7 Korrik, 10:47

  • Share

Tiranë- Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dogji tri sipërfaqe toke, rrezikoi jetën e banorëve dhe 1 karburant.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të autostradës TEG -Tiranë, ndërsa i riu është identifikuar si Juljan Sejdini.

Njoftimi i policisë:

Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve në zonë dhe 1 karburant në afërsi, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?