Tiranë, drejtonte urbanin i dehur, arrestohet shoferi i linjës së Institutit Bujqësor! Edhe në vitin 2019 u kap 'tapë' në timon (VIDEO)

6 Maj 2022, 08:38| Përditesimi: 6 Maj 2022, 09:04

  • Share

Shoferi i autobusit të linjës së Institutit Bujqësor, i identifikuar si N.K., 62 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi po drejtonte urbanin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij u bë nga efektivët e policisë rrugore në rrugën "Dritan Hoxha".

Gjatë kryerjes se veprimeve policore, në testin e parë rezultoi testi i parë 0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l dhe u vu në pranga për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt". Shoferi 62-vjeçar është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar 3 urbanë të linjave të ndryshme, që mesa duket ka vënë në lëvizje policinë për të kontrolluar nëse shoferët e urbanëve kryejnë shkelje.

Mbrëmjen e 29 prillit, shoferi i autobusit të linjës së Unazës u përplas me një automjet tip "Benz" dhe të dy përfunduan në lumin Lana duke lënë 5 persona të plagosur. Banorët e zonës nxituan të nxirrnin dy të rinjtë që brenda automjetit tip “Benz” të kthyer përmbys poshtë autobusit. Ndërkohë, shoferi i autobusit, 62-vjeçari i identifikuar si Muhamet Kyçyku, banues në Tiranë do të hetohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Autobusi që u ‘shndërrua’ në urë duke zënë poshtë makinën është ende në skarpatet e lumit. Policia rrugore po heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

Report Tv mëson se shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie dhe për të shmangur tragjedinë ai ka devijuar në Lanë. Dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të veturës në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut të majtë në blv. “Gjergj Fishta”.

Ndërsa mesditën e 2 majit, autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Autobusi u përplas me kabinën e stacionit të pasagjerëve pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në pasditen e 4 majit, një autobus u përplas me karotrecin tek "Stacioni i Trenit", por nuk pati dëme.

Komento

Komente

  • Iris: 06/05/2022 23:38

    Hera e dyte qe e kapin dhe akoma e lejonin?!Tani qe u arrestua,jo vetem t'i ndalohet puna si shofer autobuzi,por automatikisht t'i hiqet dhe patenta qe perdor dhe per makinen e vet,sepse sic rrezikon pasagjeret e autobuzit,ashtu mund te rrezikoje dhe makina te tjera e kembesore, po te perdore makinen e vet.Ishte rastesi qe iu be testi ne detyre,por shume lehte mund t'i ishte bere testi e te ishte kapur dhe jashte orarit te punes.Jam dakord me komentuesin /JIKKO/ qe shoferet dhe fatorinot duhet te vishen me uniforme.Duke pare pamundesine e shtetit per shpenzime te tilla,do te rekomandoja qe shoferet e fatorinot te veshin kostum e kollare nje ngjyreshe,mundesisht blu ose te zeza,me kemisha te bardha e kepuce te zeza,ne vere vetem kemisha te bardha/Oksford/me menge te shkurtera e kollare nga ato qe i kane te vetat,te garderobes se tyre dhe shteti t'ju bleje vetem logon e TT, qe mund t'a porosisin shume mire e t'a prodhojne ne nje nga rrobaqepsite vendase.

    Përgjigju
  • KAMPI-RAZEM: 06/05/2022 13:16

    Gabimi ktij asht se e pin pa meze,ky shofer duhet urgjen ti hiqet e drejta e shoferit dhe te punsohet nga kryetari bashkise ne nje FABRIK RAKIE,qe mos te kete vittima.

    Përgjigju
  • Tiranasi: 06/05/2022 09:42

    Bravo rilindja e famëshmë

    Përgjigju
  • jikko: 06/05/2022 09:40

    Keta duhet edhe te jene te veshur me uniforma, ku ne to te jete logoja e Transportit per Tiranen. Jashte oane kod veshje me te gjitha llojet, madje edhe veshje per vere me pantallona te shkurtra. Keta ta shpifin te edhe ne pamje edhe veprime.

    Përgjigju
  • Drini: 06/05/2022 09:36

    Me 500 mije lke e rimer patenten nese i con leket ne vendin e duhur. Cfare beri policia me djalin e atij oficerit te policise qe i preu kembet nje qytetareje ne mes te Tiranes ? Po ata djemte e Tom Doshit u arrestuan apo i duhen Erion Instalacionit per zgjedhje ? Me keq do behet situata e mosndeshkimit me keta drejtues policie qe ka Tirana

    Përgjigju
  • Genci: 06/05/2022 09:01

    Eshte kapur i dehur ne vitin 2019 dhe kishte ende leje drejtimi per autobuz?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?