Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim

2 Janar, 14:06| Përditesimi: 2 Janar, 14:14

  • Share

Tiranë- Policia e kryeqytetit njoftoi se ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 7 persona dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Bëhet fjalë për shpërndarje droge, përleshje me pasojë dëmtimet, dhunë në familje dhe aksidente në gjendje të dehur në timon, pas festimeve të ndërrimit të viteve.

Sektori i Hetimit të Narkotikëve arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A.Q, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e  Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Kurse Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi E.Gj., 38 vjeç, si dhe procedoi në gjendje të lirë A.G., 40 vjeç dhe D.G., 45 vjeç. Në rrugën “Fitnete Rexha”, për motive të dobëta, i ndaluari akuzohet se ka goditur me sende të forta dy të tjerët, ndërsa këta të fundit kanë kanosur dhe goditur me grushte E.Gj. 

Po nga ky komisariat u lokalizua dhe arrestua i kërkuari D.T., 35 vjeç, për veprën penale "dhuna në familje”. Aksioni u krye bashkë me Policinë e Sarandës.

Edhe Sektori i Qarkullimit Rrugor njoftoi se arrestoi në flagrancë 4 persona në gjendje të dehur në timon, pas festimeve të Vitit të Ri.

Në pranga ra R.H., 28 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale G.K., 23 vjeç, po në gjendje të dehur, që gjithashtu është përfshirë në aksident me mjetin me drejtues E.K. Për pasojë janë dëmtuar ky i fundit dhe pasagjeri në mjetin e tij H.K. Të fundit u ndaluan A.R., 35 vjeç dhe E.H., 34, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?