Foto ilustruese

Tiranë/ Dy aksidente në mëngjes, mjetet përplasin 2 vajza që udhëtonin me biçikletë, autorët largohen nga vendngjarja

17 Qershor 2020, 10:16| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 10:19

  • Share

TIRANË- Një 22-vjeçare që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet gjatë mëngjesit të sotëm në sheshin “Karl Topia”.

Shoferi i paidetifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes pasi përplasi  N.C., e cila ndodhet në spital nën kujdesin​ e mjekëve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në Unazën e Re, ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe. Vajza  ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • KritikAbsolut: 17/06/2020 10:28

    Kapini kta plehra ne timon qe skane kujdes per 2 rrotaket. Kane shiyur gomeret dhe kane blere makina. Sikur te perdorej me shume bicikleta sdo kishte as trafik as aksidente dhe as ndotje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?