Policia e Tiranës

Kronikë

Tiranë/ Dy ditë pa gjurmë, 49-vjeçari denoncon largimin e gruas nga shtëpia dhe kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

28 Maj, 14:08| Përditesimi: 28 Maj, 14:11

  • Share

Tiranë- Një 49-vjeçar në kryeqytet ka denoncuar largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia, duke kërkuar ndihmën e Policisë së Tiranës për gjetjen.

Dukuria e largimeve nga banesa e partnereve po haset shpesh në denoncimet që paraqiten nga ana e bashkëshortëve në komisariatet e qarqeve dhe një prej tyre është bërë ditën e djeshme (27 maj).

“Shtetasi N. N., 49 vjeç, kallëzoi se më datë 26 maj ishte larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. N.(R.), 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, konfirmon policia e kryeqytetit në njoftimin zyrtar për këtë rast.

Nuk dihet dinamika e largimit të 34-vjeçares dhe shkaqet, teksa policia u tregua e rezervuar për detajet.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, mbyllet njoftimi i uniformave blu për rastin në fjalë.

Kërkimet po bëhen tek të njohurit e gruas, miqtë e saj dhe nëpërmjet lokalizimit të telefonit apo dhe komunikimeve të mundshme të saj në rrjetet sociale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?