Tirane- Një grabitje është shënuar sot pasdite në zonën e ish Bllokut në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash një shoferi taksie dhe më pas janë larguar.
Taksti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, - siç pretendon shoferi - nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para. Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.
Dy autorët kanë qenë me skafandër në kokë duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer fiks xhamin kur paratë ishin në një çantë.
Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchange dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen. Po kqyren dhe pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.
Hetuesit dyshojnë se ata kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunëtorëve shumë të afërt.
Më datë 04.10.2024, në zonën e Ish-Bllokut, dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
200 mije euro qe transportohen nga nje taksist,dy hajdute te maskuar dhe me motor qe e dine jo vetem qe taksia po transportonte para,por dhe mbi cilen sedilje ndodheshin me ekzaktesi!! Pak e cuditshme kjo histori! Po origjinen e parave dhe pse transportohen nga ky taksist kur do t'a hetojne?
PërgjigjuNe oren 15.00 mbyllen bankat, pse genjen ai taksisti kot. Te tregoje kush e ka porositur se kjo puna e pastrimit te parave eshte bere si sufllaqe vella. Edhe keto pikat e kembimit si lavatrice me 30 grade ne uje te ftohte. Per 10 minuta i ke ne tel te varura me kapse parate.
PërgjigjuTaxisti eshte hajduti. 200.000 euro kan qen te tjeterkujt. E taxisti ka inskenuar grabitjen.
PërgjigjuEkzakt,Drini.
Ti haç gezuar taksist hajdut,them gezuar sepse dhe ai qe ti ka dhen per ti fut ne banke te vjedhura i ka pas ,ose lek mutrash ,nje njeri qe i ka para djerse nuk ti jep ne dore aq para.
PërgjigjuO lale paret i ka vjedh vet taksisti ku e dinin ata me Motor qē kishte pare Lala i taksis. Pastaj si transpotoin kta 200.000 me taksi ? ? ? Pun jevgjish e gjell qensh.
PërgjigjuMirë t’i behet! Pse me taksi transportohen 200 mijë €? Vetem ne Shqiperi degjon te tilla gjera!
PërgjigjuDy personat u larguan me motor sportiv ne drejtim te ish ekspozites dhe nga korsia e bicikletave kaluan ne uren e drurit mbi lane. Motor me targa italiane dhe pasagjeri ishte me maske silikoni
PërgjigjuÇa ngjyre kish motori??
Te lumte per ndergjegjen qytetare dhe informacionin e hollesishem
I dashur fuks, jeni shtu shume ????????????
Rrofsh. Paraqitu te terheqesh shumen e lekeve tek zyra.