Tiranë- Një administrator dhe 2 inxhinierë të dy firmave të ndryshme u morën nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pas aksidenteve të ndodhura në kantieret e tyre të ndërtimit, ku janë plagosur dy prej punëtorëve.
Veprimet janë kryer nga ana e specialistëve të Komisariatit nr, 1 në kryeqytet.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për R. M., 43 vjeç dhe L. K., 71 vjeç, me detyrë inxhinierë, pasi në Mjull-Bathore, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori F. I., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Gjithashtu ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për G. D., 32 vjeç, me detyrë administator, pasi “gjatë punës është dëmtuar punëtori Z. B., i cili pas marrjes së mjekimit, u kthye në banesë”.
Të dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa procedurat hetimore po vijojnë.
Në kërkim u shpall edhe A. M., 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa” dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Punohet për kapjen e 57-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaroi policia për rastin.
Komente

S'i kuptoj keta punetoret qe hipin ne lartesi, maje nje skele te lodhur dhe pranojne te punojne te palidhur. Ne njefare menyre eshte nje loto qe hedhin me jeten e tyre.
Përgjigju