Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Rrëzohen nga lartësia dy punëtorë, arrestohen dy inxhinierët e objektit në Kamëz

16 Korrik 2024, 08:28| Përditesimi: 16 Korrik 2024, 10:08

  • Share

Dy inxhinierë kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet.

Në objektin që po ndërtohet nga firma ku punojnë këta dy inxhinierë, dy punëtorë u rrëzuan nga lartësia, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Arrestimi i B.Sh., 39 vjeç dhe M.N., 26 vjeç u bë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 13:00 sipas policisë në Kamëz, kur B.B., 58 vjeç dhe Q.K., 48 vjeç u rrëzuan nga lartësia.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?