Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Dy punëtorët bien nga lartësia e pallateve në ndërtim dhe plagosen, Policia merr nën akuzë administratorin dhe përgjegjësin e sigurisë të kompanive

20 Gusht, 13:53| Përditesimi: 20 Gusht, 13:54

  • Share

Tiranë- Dy aksidente në punë në kantieret e ndërtimit për pallate, me po kaq punëtorë të plagosur por pa rrezik jete, kanë ndodhur në Tiranë gjatë orëve të fundit, ndërsa policia nisi hetimet dhe mori nën akuzë një administrator kompanie dhe një përgjegjës sigurie.

Burime zyrtare bënë me dije se i prai u mor nën hetim A. Ç., 46 vjeç, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme duke punuar, ka rënë nga lartësia e një objekti në fazë ndërtimi punëtori Q. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu për rastin e dytë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për E. M., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sigurie në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës aksidentalisht është dëmtuar punëtori B. H., 46 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për të dyja ngjarjet hetohet mbi dyshimet mbi mungesën e kushteve të sigurisë në punë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Who Cares: 20/08/2025 23:10

    Dhe me siguri po hetohen ne gjendje te lire.. sepse per kete eshte Policia.. per te shkruar letra!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?