Tiranë- Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek pronari i një dyqani.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 njoftuan sot (1 qershor) se arrestuan në flagrancë të rinjtë U. G., 18 vjeç, S. S., 20 vjeç, dhe pronarin e dyqanit R. H., 38 vjeç, nën akuzat e vjedhjes me dhunë dhe të përvetësimit të mallrave të vjedhura.
Policia bëri me dije se "të rinjtë U. G. dhe S. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë këputur nga qafa varësen e floririt një gruaje dhe më pas e kanë shitur në dyqanin e 38-vjeçarit". Zbardhja e ngjarjes u bë menjëherë pas denoncimit nga e dëmtuara në Komisariat për grabitjen e dhunshme.
Po hetohet nëse grupi është i implikuar në krime të tjera të ngjashme në kryeqytet dhe rrethe, teksa po krahasohen gjurmët e gishtrinjve dhe dëshmitë.
Komente
