Tiranë/ E droguar në timon përplasi efektivin e policisë rrugore, në pranga  21-vjeçarja

15 Nëntor, 11:20| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:30

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 21 vjeçare, pasi ditën e djeshme (14 nëntor) duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Sipas policisë, punonjësi ishte në shërbim dhe po kryente veprimet procedurale për një aksident.

'Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksiden', njoftoi sot policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?