Foto ilustruese

Kronikë

Vorë/ Ish-i dënuari vetëplagoset në shtëpi me armë pa leje, inskenon atentat për t’i shpëtuar akuzës

27 Maj, 12:50| Përditesimi: 27 Maj, 15:21

  • Share

Tiranë- Një ish-i dënuar me banim në fshatin Marikaj të bashkisë së Vorës, u arrestua me dyshimin se inskenoi një atentat ndaj vetes.

Ai u vetëplagos aksidentalisht me armë në banesën e tij, më 25 maj. Duke qenë se armën e posedonte pa leje, pas incidentit, ai ka shtënë edhe disa herë me pistoletë, për të inskenuar një atentatit të mundshëm ndaj tij.

Sipas policisë, për ta mos iu zbuluar ky inskenim, 40-vjeçari Elton Andreica (Muça) hoqi DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

I arrestuari – thotë policia - rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.  

Policia njoftoi zyrtarisht se arrestoi edhe një 43-vjeçar Sokol Kuçi, po nga fshati Marikaj, pasi dyshohet se ka larguar armën e zjarrit dhe transportoi në spital 40-vjeçarin duke mos i kallëzuar policisë për rrethanat e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:

E. A.(M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.

Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes. 

40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Xh.K/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/05/2025 02:18

    I arrestuar me pare per armembajtje pa leje,por duket qe nuk ka vene mend!Heqja e DVR,apo gjuajtja ne ajer nuk te mbulon as afersine e armes ne plage dhe as pluhurin e barutit qe te mbetet ne veshje e ne duar,qe te dyja te lidhura ngushte me ate qe shkreh armen,nuk po flasim per hollesi te tjera per arsye qe kuptohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?