Një shi i dendur dhe i shoqëruar nga një erë e fortë ra pak minuta më parë në Tiranë, duke shkaktuar dhe dëme të vogla materiale.
Rast i tillë ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku një degë peme e madhe është thyer për shkak të erës së fortë dhe ka rënë në rrugë.
Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në një pjesë të rrugës, ndërsa nga videot e siguruara nga Report Tv dega e pemës duket ka rënë shumë pranë një makine.
Komento
Komente
