Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Erdhi nga Italia para disa ditësh, por nuk shkoi kurrë në shtëpi, babai denoncon zhdukjen e 24-vjeçares

1 Dhjetor 2021, 12:46| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 12:49

  • Share

Një 24-vjeçare rezulton e humbur prej disa ditësh në Tiranë. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se zhdukja e të resë me inicialet Xh.M është denoncuar nga vetë i ati, i cili ka deklaruar se e bija kishte ardhur nga Italia më 27 nëntor, por nuk kishte shkuar në shtëpi.

Familjarët nuk kanë asnjë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të 24-vjeçares, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?