Tiranë- Tre persona janë vendosur në pranga nga blutë e kryeqytetit ndërsa një tjetër është në kërkim pasi efektivët zbuluan një ambient që ishte përshtatur për falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Nën hetim është edhe një vajzë 24-vjeçare.
Policia bën me dije në njoftimin e saj se të arrestuarit janë identifikuar si Martin Pacani, Olgert Jaupaj dhe Ervin Yzeiraj.
Nisi procedimi në gjendje të për shtetasen B. N., 24 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja E. A., 34 vjeçe, thuhet më tej në njoftim.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se e kryenin procesin e falsifikimit kundrejt pagesës që varionte nga 20 000 deri në 30 000 lekë të rinj dhe pajisnin individ të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre në institucionet arsimore.
Blutë sekuestruan certifikata të falsifikuara, shuma parash (euro dhe lekë), celular dhe 1 kompjuter.
"Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi Martin Pacani, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një njësi kompjuterike ku përgatiteshin certifikatat false", informoi sot policia.
Operacioni u kodua 'Finish'.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Komente
