Tiranë- Falsifikonte karta identiteti dhe me to aplikonte për kredi, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari i dyshuar.
Operacioni i koduar “Identiteti’ u finalizua pas disa muajsh hetime. Gjithashtu u dokumentuan 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, pas aplikimit me karta identiteti false.
U sekuestruan 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.
I arrestuari është Seldi Margjegja, 21 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Komente
