Komisariati nr. 1 po heton ngjarjen

Kronikë

Tiranë/ Fëmija 9-vjeçar përfundon i plagosur në spital, i ra në kokë sendi që hodhi nga ballkoni i pallatit 20-vjeçarja! Policia e procedon

16 Qershor, 12:52| Përditesimi: 16 Qershor, 12:57

  • Share

Tiranë- Një fëmijë 9-vjeçar përfundoi për mjekim në spital i plagosur në kokë, pasi sendi i fortë i fluturuar nga ballkoni në mënyrë të papërgjegjshme nga një vajzë e re, e ka goditur dhe ngjarja mund të pëfundonte edhe në tragjedi.

Policia e Tiranës njoftoi sot (16 qershor) se ka marrë nën procedim penal në gjendje të lirë të dyshuarën, kurse vogëlushi ndodhet pa rrezik jete. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e dyshuar tha se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht dhe se nuk e kishte parë fëmijën që po kalonte poshtë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?