Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën

2 Dhjetor, 18:49| Përditesimi: 2 Dhjetor, 19:48

  • Share

Nga sot Tirana është zyrtarisht në festë. Kryebashkiaku Erion Veliaj i rrethuar nga fëmijë dhe qytetarë të Tiranës, ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në zemër të Tiranës këtë herë.

Në mesazhin e tij, ai ftoi qytetarët të jenë më solidarë e bashkëpunues.

“Edhe këtë dhjetor do të doja t’ju ftoja që teksa ndezim këto dritat e pemëve dhe zbukurimeve magjike në Tiranë, që secili ta ndizte një dritë të vogël te zemra e tij, të bëhemi pak më të mirë, pak më solidarë, të kujdesemi për dikë që ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë. Do të doja që të gjithë, pas këtyre dritave të ndezim dritën e zemrës sonë dhe të mendjes sonë për ta bërë Tiranën vërtet një qytet model”, tha ai.

Kryebashkiaku nuk e fshehu krenarinë për transformimin e Tiranës, duke përmendur mes të tjerash edhe çmimet ndërkombëtare.

“Sot Tirana ka 1 milion qytetarë dhe pothuajse çdo muaj nga 1 milion turistë, ndërkohë që nuk ishte kështu vite më përpara, Tirana s’ishte fare në hartë. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët punojmë bashkë, kur ne e ndihmojmë njëri tjetrin, kur ne inkurajojmë njëri tjetrin, kur i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, ec përpara, vazhdo punën, secili prej nesh kontribuon që Tirana të jetë e gjitha më e mirë, të jetë më e pastër, më e ndriçuar, më e rregullt, më solidare. Tirana para dy vitesh ishte kryeqyteti Europian i Rinisë, ndërkohë që para një viti kryeqyteti Europian i Sportit, këtë vit Tirana ka qenë mbretëresha e të gjithë qyteteve të Ballkanit, ia kemi arritur të gjithë me punë. Ndërkohë, vitin tjetër Tirana do jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të thotë se çdo vit Tirana ka pasur një titull ndërkombëtar me të cilin unë krenohem që jam shërbëtori juaj dhe jam krenar dhe mirënjohës për secilin prej jush që jeni qytetarë model”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se ashtu si 2024, Tirana do të shkëlqejë edhe në 2025. Ai ka ftuar qytetarët që të shijojnë atmosferën e festave të fundvitit, duke garantuar se aktivitetet artistike për ta nuk do të mungojnë gjatë këtij muaji.

Këtë vit në qendër të Tiranës, ndryshe nga herët e tjera, ishin katër pemë Krishtlindjesh në shesh, të cilat i ndezën dritat e tyre në të njëjtën kohë. Ceremonia pasoi më tej edhe me koncertin festiv nga fëmijët e pranishëm. Gjithashtu u lajmërua edhe për koncert falas për 'Natën e Bardhë' në Tiranë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Serio: 03/12/2024 07:49

    Ti e je vendin ne burg o hajdut.Votuesit tashme kane alternativa te reja kunder dinosaureve te poltikes.A Qori A Lapaj

    Përgjigju
  • Oda: 03/12/2024 07:47

    Sivjet dekori ishte rinovuar dhe mbushur plot Tirana. Ok deri ketu se duhet atmosfere festive,po pse 4 peme ekstra?Kosto ekstra... Te jesh krenar per Tiranen se e ke mbushur me ndertime qe na kane ndotur ajrin qe thithim e po vdesim nga pak cdo dite; te ndjehesh krenar per Tiranen se keto dite te duhet te besh nga qendra tek QSUT per 1 ore me autobuz se trafiku eshte tmerr; te ndjehesh krenar se nuk ka aspak gjelber krahasuar me numrin e ndertimeve,etj,etj. Po, po ,pse te mos ndjehesh ti krenar???!!!

    Përgjigju
  • Sherbetori: 03/12/2024 07:24

    Je king djale je ma i miri prej krejtve! Je shelbulli dhe modeli i nje vemje te shpifur qe tashme ka ngelur cullak dhe halli po i del nga veshet. Shelbull do behesh ti qe do dridhen te gjithe monstrat qe te rrethojne.

    Përgjigju
  • Partite e reja: 02/12/2024 21:50

    Me futjen e profesor Arlind Qorri ne politike , shume votues do ikin nga Tirana si votues te lalit dhe jo vetem pensionist por dhe klasa tjera majta kntelektuale mesa duket po kalojne drejt gjigandit Arlind Qorri I levizjes Bashke ! Mesa duket konkurenca Lali Eri kunder Arlind Qorrit brenda grupit votuesve majte eshte hapur tani nuk eshte qudi qe zoti profesor Arlind Qorri del me 4-5 deputete ne Tirone te cilet e zvogelojne votuesin e majte nga pakenaqesi te jetes…

    Përgjigju
  • 313: 02/12/2024 21:15

    Po behet gati me shku te geni edhe te landi kan bere dhome te mire te lyer me kondicioner me dysheqe te reja me celular dush perdite. Mos u merzit se 2 vjet do besh ikin shpejt. Ishalla nuk meson drogen si Saja

    Përgjigju
  • Skandaloze: 02/12/2024 21:07

    ..pinoku demagog ,po e mbushe Tiranën Përshesh me Kulla betoni njëra më e Shëmtuara se tjetra,duke ndërtuar mbi trotuare e hapësira publike....?!!!.. mirë ja bo,populli fle gjumë e ha kërnacka t'u pa Sulltanin e Madhërishëm!

    Përgjigju
  • Eeeee: 02/12/2024 20:49

    Hajduti me çizme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?