TIRANË - Fishekzjarret në mesnatë janë kthyer në një problem për banorët e kryeqytetit duke prishur qetësinë publike. Policia ka filluar të marrë masa, duke monitoruar situatën në terren për kësi rastesh.
Mesnatën e djeshme janë konstatuar 3 raste të hedhjes së fishekzjarrëve nga individë duke prishur qetësinë publike dhe është bërë e mundur kapja e 3 personave.
Gjithashtu policia ka sekuestruar lëndët piroteknike të hedhura si provë materiale dhe rastet e mësipërme i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkelja e rregullave mbi përdorimin e lëndëve plasëse’.
'Ju sjellim në vëmendje se në zbatim të ligjit 73, viti 2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve pirotetenik”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e vendosur për goditjen e kësaj paligjshmërie dhe bën thirrje për të gjitha subjektet që tregtojnë artikuj piroteknikë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë kërkesat e neneve 15, 16 dhe 26 të ligjit “Për magazinimin, shitjen dhe përdorimin e artikujve piroteknikë si dhe masat e sigurisë”.
Në të gjitha rastet kur shërbimet e policisë do të konstatojnë përdorimin e lëndëve piroteknike në kundështim me këtë ligj, për subjektet dhe personat përgjegjës, përveç masave administrative të cilat do të shoqërohen me gjobat përkatëse dhe me sekuestrime të lëndëve piroteknike, do të procedohen penalisht edhe për veprat penale të parashikuara nga nenet 282 dhe 274 të Kodit Penal', thuhet më tej në njoftimin e policisë.
DVP Tiranë gjithashtu është e vendosur për goditjen e paligjshmërisë së hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, për të cilën shprehet se do të përballen me ligjin.
Krim shume i rende,Jane shqetesuar njerezit ne mesnate nga fishekzaret.As qe mund te krahasohet me lojen shaka' te Ca peotestuesve me" Shishe molotov" mbi kokat e policeve.
Përgjigju