Kryepeshkopi Joan

Sociale

Tiranë/ Fortlumturi Joani ngre në gradën e Arkimandritit Atë Ignat Todrin dhe të Kryedhjakonit Joan Koroveshin

1 Qershor, 12:14| Përditesimi: 1 Qershor, 12:40

  • Share

TIRANË - Të dielën e 1 qershorit në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë u zhvillua Shërbesa e Shenjtë nën kryesimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joanit; me pjesëmarrjen e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe klerikëve.

Në të Dielën e Sinodit të parë Ekumenik, Fortlumturi Joani ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Ignat Todrin dhe në gradën e kryedhjakonit Joan Koroveshin. Ky moment ishte emocionues për qindra besimtarët që kishin mbushur Katedralen, ndërsa fjala “I Denjë” kumboi në kishë.

Po sot, Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë kujton 11 vjetorin e Shenjtërimit.

Në Shërbesën e sotme morën pjesë edhe Mitropoliti i Fierit dhe Apolonisë, imzot Nikolla; Mitropoliti i Elbasanit dhe Shpatit, imzot Andoni; Mitropoliti i Beratit dhe Vlorës, imzot Asti; Mitropolitit i Amantias; imzot Nathanaili; si edhe Episkopi i Krujës, imzot Anastasi.

Në fund, Fortlumturi Joani përkujtoi me një shërbesë përshpirtje Kryepiskopin e ndjerë Anastas.

“E deshëm kur e kishim, e duam edhe tani që nuk është fizikisht. Besojmë se kemi fituar një zë të fuqishëm pranë Perëndisë dhe të na mbrojë nga vendi ku është”, tha mes të tjerash kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?