Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Fotografuan fletën e votimit, dy nën hetim dhe dy në kërkim

12 Maj, 14:17| Përditesimi: 12 Maj, 14:18

  • Share

Tiranë- Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 2 persona pasi fotografuan fletën e votimit. Sipas njoftimit të bluve bëhet fjalë për një 53-vjeçare dhe një 40-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja E. R., 53 vjeçe, është konstatuar duke fotografuar dhe filmuar me celular brenda dhe jashtë ambienteve të dy qendrave të votimit, në lagjen “Ali Demi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi kryetari i një qendre votimi tek Ish-Ekspozita ka njoftuar se shtetasi S. I., 40 vjeç, ka fotografuar fletën e votimit. Shërbimet e Policisë kanë këqyrur celularin e këtij shtetasi, por nuk kanë konstatuar fotografi të fletës së votimit”, informoi sot policia.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe 2 persona të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasit M. M., 36 vjeç dhe V. D., 55 vjeçe, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletët e votimit. Punohet për kapjen e tyre”, thuhet më tej në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?