Një gardist po hetohet në gjendje të lirë, pasi nxori armën e shërbimit pas një sherri me një qytetar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, duke e kërcënuar me jetë.
Fatmirësisht gardisti Dorian Kraja nuk ka shtënë me armë dhe përshkallëzimi i situatës është parandaluar nga policia. Incidenti është referuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku kanë nisur hetimet ndaj gardistit.
Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar edhe momentin e sherrit dhe po këqyren nga grupi hetimor. Report Tv mëson se sherri nisi për motive krejt banale, se kush do kalonte i pari me makinë në rrugë.
Komente

Arma ketyre plehrave u jepet te luftojne kriminelet dhe te mbrojne qytetaret. E cfare bejne keta, mbrojne kriminelet dhe dhunojne qytetaret. Shtet vari Carin e Rusise.
PërgjigjuPse në gjëndje të lirë ky plerë duhet urgjentisht të hiqet nga puna.
PërgjigjuTe gjitha makinat e administrates jane me fenelina dhe na e kan sjell ne maje te hundes duke na parakluar me force. Shtet leshi
PërgjigjuKe komentuar fiks gjithe llumi me administrate
PërgjigjuShtet i degraduar. Llumi i shoqërisë i gjithë në administrt.
Përgjigju