Foto ilustruese

Po pastronte armën, gardisti vetëplagoset me armën e shërbimit, çohet tek Trauma

24 Maj, 18:52| Përditesimi: 24 Maj, 18:59

  • Share

TIRANE- Një efektiv i Gardës është vetëplagosur pasditen e sotme. Mësohet se i riu është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT)

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit' informoi policia.

 Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve të para nga grupi hetimor bëhet e ditur se i riu ka qenë duke pastruar armën kur i është shkrepur pa dashje. Plumbi e ka kapur në dorë dhe në këmbë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?