Tiranë- Babai denoncon humbjen pa gjurmë të vajzës së tij të mitur dhe kërkon ndihmën e Policisë së Tiranës për gjetjen e saj.
Ngjarja ka ndodhur prej datës 26 qershor, por denoncimi është bërë vetëm orët e fundit nga i ati i 15-vjeçares, i cili ka dhënë edhe informacionet që dispononte për rastin.
Policia nuk dha detaje për rrethanat e largimit të të miturës, nëse ka qenë një debat mes tyre që ka nxitur ikjen e saj apo shkaqe të tjera.
Policia bëri me dije se ka nisur menjëherë kërkimet.
“Ditën e djeshme (30 qershor) kallëzoi Sh. D, se më datë 26 qershor është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit.
Gjithashtu denoncim ka bërë edhe H. H., 43 vjeç, që pretendon se është shqetësuar me mesazhe në celular, nga një shtetas i panjohur, për të cilin po punohet për identifikimin, si dhe nga T. S., 57 vjeç, i cili ka dëshmuar se i është hapur një profil me të dhënat e tij në rrjetet sociale, duke e shqetësuar vazhdimisht.
Komente
