Trupi i pajetë, i dekompozuar i një të moshuari u gjet nga policia në rrugën "Gjergj Legisi", pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë.
Trupi i pajetë dyshohet i një 75-vjeçari me inicialet I.T. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
"Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën "Gjergj Legisi", është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.