Gjurmët e një shtëpie bari në Tiranë, u zbuluan nga ish-deputeti Halit Valteri. Tashmë me detyrë të re në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Valteri shkoi të shohë nga afër një nga magazinat e agjencisë në rrugën Hamdi Pepa” në zonën e Selitës në Tiranë.
Ish-deputeti vuri re se mbi ambientet e magazinës së ASHK-së, në katin e dytë kishte objekte të dyshimta, për të cilat njoftoi me telefonatë ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Agjentët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet u vunë menjëherë në lëvizje dhe pak pas mesnatë ndërhynë. Brenda katit të dytë, i cili është i privatizuar në pronësi të 3 personave, blutë gjetën dhe sekuestruan 105 rrënjë kanabis, të mbjella nëpër vazo, bashkë me pajisjet e nevojshme për rritjen e drogës në ambiente të mbyllura.
Deri tani janë shoqëruar 6 persona që mund të ndihmojnë hetuesit të zbardhin rrethanat e kultivimit dhe rolet e secilit, ndërsa në vijim priten urdhër-arreste. Po ashtu, policia po verifikon nëse ka pasur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe mundësinë e përfshirjes së punonjësve të OSSHE në shpërdorim detyre.
Për tu futur në shtëpinë e barit, autorët e mbjelljes së kanabisit, kanë përdorur një derë në pjesën e pasme, duke shmangur lëvizjet në derën kryesore, e cila ishte e përbashkët me pronarët e katit të parë, të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Pjesë e hetimit administrativ mësohet se është bërë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, mbi dyshimet se efektivë të policisë mund të kenë pasur dijeni, veçanërisht specialistët që mbulojnë zonën.
Detaje të reja kanë dal në dritë nga magazina, e cila ishte kthyer në një shtëpi bari për kultivimin e kanabisit, zonën e Selitës në Tiranë.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema, bënë me dije se u gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa 6 persona janë të shoqëruar.
Ndërkohë, personat të cilët merreshin me kultivimin e kanabisit, përdornin hyrjen që ishte nga pas godinës për të mos rënë në sy.
6 persona janë shoqëruar në polici ditën e sotme, pasi policia zbuloi një magazinë ku kultivohej kanabis në zonën e Selitës në Tiranë.
Sipas informacioneve të Report Tv, magazina është shtetërore, ku kati i parë është në përdorim të ASHK. Ndërsa kati i dytë përdorej prej një kohe të gjatë për kultivimin e drogës.
Policia ka zbuluar një magazinë ku kultivohej kanabis ditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.
Report Tv ka siguruar pamjet nga magazina ku u gjet kanabisi.
/ALFRED/,100 % dakord me ju! Me ben pershtypje qe si nuk ishte diktuar me pare,aq me teper qe ishte prone shteterore,prone e ASHK!
PërgjigjuO të çnderuar komentues në vend që të thoni një fjalë të mirë për njerëzit e nderuar që kërkojnë me çdo kusht luftën ndaj kriminelëve që me ativitetin e tyre helmojnë jetën e të rinjve e të gjithë shoqërisë ,i delni mbrojtje kjo mor plehra është një çmenduri e vërtetë ,vetëm kur fëmijet tuaj ,motrat tuaja e familjarët tuaj do të do të jenë preh e këtyre , atëherë do ti mallkoni ,por do të jetë vonë.
PërgjigjuO vella keto kane filluar te tregojne perralla tani. Halit Holmes beri zbulimin e nje laboratori droge qe per cudi asnje individ qe kalonte aty nuk e kishte bere deri me sot. Natyrisht qe skishin si ta benin pasi nuk kishin aftesite deduktive te Halit Holmes, pinjoll i Gjermaneve te Matit. Te mos flasim pastaj per keto telefonatat personale drejtuar ministrit ne 1 te nates. Neve te tjerve na bejne pordhe policet, sna e hapin telefonin kur i biem 129.
PërgjigjuTe gjithe policet e selites e dijn dhe i mbrojn se marrin rroge mujore dhe i mbrojn dhe i lejn te patrullojn edhe vet zonen. Kishte 2-3 vite qe nuk kaloje dot me makine ne ate zone se te viheshin pas me drita te gjata 2 makina duke t ndjek pas e duke te ndaluar .
PërgjigjuPo ky barboni perse i mori ne qafe djemte ja qr spiunit , cfare te keqe kishte ky plera nga barishtja e djemve ? Spiunat edhe pae jane pa pagese jane te destiniar te bejne keq , u djegshin ne ferr mbeturinat e dreqit i moren ne qafe cunat
Përgjigju