Kronikë

Palestinezi vret gruan e arratiset nga Shqipëria, trupi i së resë u gjet pas disa ditësh brenda banesës që kishin marrë me qira në Tiranë! Çifti kishte 25 vite diferencë (DETAJET)

27 Shkurt, 14:09| Përditesimi: 27 Shkurt, 19:18

  • Share

TIRANË-  Një çift palestinez, me diferencë të theksuar moshe, gruaja 24 vjeç dhe burri 49 vjeç, Rayyan dhe Fadi Alwan, më 19 shkurt morën me qira ditore këtë dhomë në katin e tretë të godinës që ndodhet pranë njësisë numër 10 në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”.

Këtë të enjte, më 27 shkurt, pronari u merakos se mos çifti ishin larguar pa paguar, pasi prej pak ditësh nuk kishte parë asnjërin prej tyre. Rreth orës 12:55 nxitoi të shohë në dhomë dhe u përball me vajzën e pajetë. Asnjë gjurmë nga burri. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë por efektivët nuk janë ende të bindur për ditën e saktë të vrasjes.

"Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alwan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja" informoi policia e Shtetit.

Në dhomë, policia nuk gjeti asnjë mjet identifikimi apo ndonjë send personal të 24-vjeçares. Pranë trupit, vetëm 10 cent. Burri, që deri më tani është i dyshuari i vetëm i hetuesve për vrasjen e gruas, mendohet të jetë larguar duke marrë çdo gjë me vete, përfshirë edhe celularin e gruas. Policia thotë se 49-vjeçari kaloi kufirin menjëherë pas krimit, me lehtësinë që askush deri më sot nuk e dinte tragjedinë që kishte ndodhur.

Pronari i banesës me qira, tha se të dy flisnin gjuhë të huaj, gjermanisht dhe në disa raste edhe arabisht, ndërsa gruaja ishte e mbuluar me shami. Nuk mundi mësojë emrat e tyre pasi në momentin e regjistrimit, çifti i thanë se nuk kishin pasaporta me vete. Ky element vonoi edhe policinë në zbulimin e identitetit të tyre.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ora 18:03
Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç! Çifti ishin shtetas palestinezë

1740670018_Screenshot5.jpg

Foto: Banesa ku u gjet e vdekur palestinezja

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Ai është Fadi Alwan, ndërsa viktima është identifikur Rayyan Alwan bashkëshortja e tij.

Të dy ishin shtetas palestinezë.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç.

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases Rayyan Alwan, 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin Fadi Alwan, 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ora 16:27
Vrasja në Tiranë e 24-vjeçares së huaj, Video e godinës 3-katëshe ku ajo qëndronte prej 10 ditësh me partnerin! Ja çfarë gjeti policia në banesë (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar foton e godinës 3-katëshe, ku u gjet e vrarë me thikë 24-vjeçarja e huaj, e cila kishte marrë me qira një banesë (Airbnb) së bashku me partnerin prej 10 ditësh.

Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën "Gjon Muzaka".

Vetëm 10 cent janë gjetur në banesën ku u gjet e pajetë gruaja e huaja, pasi çdo gjë tjetër është marrë nga partneri i arratisur.

SI.E./S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sudja: 27/02/2025 19:39

    Qysh e jep apartamentin me qera pa ID, pashaporte?! Ka ligje per pronaret e shtepive, apartamenteve etj. Po sikur te jete ne kerkim personi etj.etj. Qellimisht palestinezi , s'e ka treguar pashaporten sepse e dine mire qe s'iu jep kush shtepi me qera. Gjithnje nxjerrin probleme kjo kategori. Keqardhje per vajzen e gjore! R.I.P.

    Përgjigju
  • Tirana: 27/02/2025 18:23

    Mutluman 50 vjec ka vrare vajzen e tezes. Qeneria Mutlumania. Pedofile Jane krejt.

    Përgjigju
  • lexuesi: 27/02/2025 14:55

    merre brenda pronarin qe i ka dhene apt me qera. duket e embel paraja e thate...

    Përgjigju
    • Artan: 27/02/2025 18:50

      Po pronari ca faji ka o gjigand

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?