Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Gjendet një person i vdekur në rrugën 'Njazi Meka', dyshimet e para

7 Qershor, 15:22| Përditesimi: 7 Qershor, 15:30

  • Share

Tiranë-Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë. Trupi i pajetë është konstatuar rreth orës 13:20 i cili mund të jetë rreth 60 vjeç, ndërsa ende nuk është verifikuar.

Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. 

'Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune', thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?