Tiranë- Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër Call-Center, i koduar "Location".
Burime zyrtare bënë me dije sot (31 Janar) se është zbuluar një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive.
Arrestohet administratori i subjektit, Riza Likollari, 39 vjeç, ndërsa janë marrë në hetim edhe 13 punonjës të tjerë. Të dyshuarit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas të huaj.
U sekuestruan pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 39 vjeç (Riza Likollari). Shtetasi R. L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si call-center”, njofton policia.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.
Operacioni është koduar “Location” dhe u ndërmor nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.
Keto jane kerpudhat e agron shehaj qe trimerohet si kryetar i partiçkes , tentakule e saliut .hajdut me kemb e duar . Gjasme bizesmen .do te te vije ngordhja more gone hunde speci , do ti vjellesh zullumet e tua se na u bere deputet nga lulushi ( 500.mije euro .) E ka dardha bishtin mbrapa gogone. Noc rrokun do te maresh .hajdut .
PërgjigjuMe fal po cfare informazioni keni per kompanite e Agron Shehajt?
sa ka si keto neper vrimat e tiranes.
Përgjigju