Tiranë/ Goditet banda e vjedhjes së makinave në Yzberisht! 3 të arrestuar, një në kërkim e një tjetër nën hetim! Kamera e sigurisë i tradhtoi (VIDEO+EMRA)

1 Nëntor, 12:05| Përditesimi: 1 Nëntor, 12:50

  • Share

Tiranë- Një grup që vidhte makina në kryeqytet u godit nga Policia e Tiranës ditën e sotme.

Aktiviteti kriminal bëhej kryesisht në zonën e Yzberishtit, kurse operacioni ka marrë emrin e koduar “GLK” (sipas markës së automjetit të vjedhur), teksa ndau edhe pamjet e vjedhjes, të filmuara nga një kamera sigurie.

Policia bëri me dije sot (1 Nëntor) se ka arrestuar 3 persona të dyshuar, një e shpalli në kërkim, kurse një tjetër po hetohet për moskallëzim krimi. Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së fundit të një automjeti.

Aksioni u krye nga Komisariati nr. 6 në Kombinat. Të arrestuarit janë shtetasit; Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "vjedhja".

“Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "moskallëzimi i krimit", dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.”, njoftoi policia. 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 tetor 2024, Ambri Taga, 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip "Benz GLK", në një garazh në rrugën "Tre Dëshmorët", në Yzberisht. Bashkëpunëtori Arlindo Taga, 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu, ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka pasur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente”, sqaroi policia.

Dosja për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohet edhe për krime të tjera të ngjashme të këtij grupi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 01/11/2024 12:59

    Urime, vazhdoni punën e mos dëgjoni opozitën që dëshiron të bllokojë punën e policisë me aksione pa frut, vetëm për të bërë të pakënaqur njerëzit, jo me qeverinë por me veten. Të gjitha protestat janë bumerang për opozitën, edhe zhurma e Fevziut mbrëmë ndaj kryeministrit është bumerang për të, nuk do ta ndjekë njeri, kryeministri ndiqet nga FB jo nga Klani i Fevziut, që rolin e gazetarit ja la zonjës që ankohej për pensionin. Nuk e di ju të Klanit pse nuk vlerësoni rolin e ulët e pa etikë të gazetarit, i cili gjithnjë kur ka Edi Ramën në studio, nuk djek rregullin pyetje-përgjigje, por pyet dhe pa pritur përgjigje bën pyetjen tjetër që s'ka lidhje me atë që ka pyetur. E di veten mbret ai, edhe Frangaj s'ka fuqi ndaj tij, as edhe kolegët e tjerë që kanë pak seriozitet dhe etikë në emisione. Nejse, unë hyra të verësoj policinë, se kur ka rezultate të mira, e kalojnë flesh ose s'e përmendin fare, kur ndodh rasti si ajo e Shkodrës, ulërijnë expertët me demek nëpër studio. Kudo ndodhin si ajo në Shkodër. Në Suedi nga lufta e bandave humbi jetën një vajzë 12 vjecare, ndërsa po shëtiste qenin. Fati i zi i saj dhe i ciftit Basha që u ndodhën në vëndin e kohën e gabuar. U prehshin në paqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?