Kronikë

Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba ( EMRAT + FOTO)

1 Shkurt, 11:09| Përditesimi: 1 Shkurt, 17:19

  • Share

TIRANË-  Tregu i kanabisit cilësor duket se po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në Shqipëri. Tentativat për ta sjellë nga ana tjetër e globit me postë, me qëllim shitjen në tregun vendas, pavarësisht aksioneve të herë pas hershme të Antidrogës dhe Prokurorisë së Tiranës, vijojnë.

Këtë herë, 520 gram kanabis me përmbajtje të lartë THC u tentuan të hynin në tregun vendas nga Tajlanda, përmes Postës Shqiptare. Kjo sasi kanabisi kap vlerën e rreth 11 mijë eurove, përkthyer ndryshe në më shumë se 21 euro për gram, shumë më tepër se kanabisi normal që kultivohet brenda vendit tonë. 

Për të, Antidroga e Tiranës arrestoi 3 persona, fotot e të cilëve Report Tv ka siguruar, Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, të tre të moshës 25-vjeçare. 

‘Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri, me anë të shërbimit postar’, njoftoi sot policia.

Burime pranë bluve thanë se pakoja me përmbajtje kanabisi me THC të lartë ka mbërritur në vendin tonë prej disa javësh, dhe ishte gjurmuar nga posta, e cila nuk nguroi të njoftojë policinë.

Porosia bëhej për rroba, por brenda tyre fshihej edhe lënda narkotike, ndërsa kontaktet me blerësit, shqiptarët i vinin përmes dark ëeb. Agjentët e Antidrogës nisën survejimin dhe arrestimi i 3 miqve u bë në kohën e dorëzimit të pakos. Kjo skemë e sjellje së lëndëve narkotike me postë është goditur disa herë vitin e fundit, dhe trafikantët janë në dijeni të gjurmimeve të policisë, ndërsa sa vijnë dhe sofistikojnë praktikën.

Gjatë operacionit “Destinacioni 3”, përveç THC-së, blutë mundën të sekuestrojnë, shuma parash, aparate celulare, sende me vlerë dhe prova të tjera materiale, të cilat pritet të shërbejnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Kjo nuk është hera e parë që kanabis me THC vjen nga Tajlanda. Një rast i ngjashëm u kap në dhjetor 2024, përfshirë edhe raste te tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të arrestuar 
Igli Pallosha - 25 vjeç 
Ralf Zoga - 25 vjeç 
Eris Krymbi - 25 vjeç 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?