Kronikë
VIP & Spektakël

Dhunë brenda Big Brother, Jozi godet me shuplakë në fytyrë Gjestin! Zbardhet dëshmia në Komisariat: Më ka provokuar! Ish-banori do të hetohet në gjendje të lirë(VIDEO)

13 Prill, 07:02| Përditesimi: 13 Prill, 11:20

  • Share

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP. Jozefin Marku pas eliminimit të tij nga shtëpia ka goditur Besart Klemendin i njohur ndryshe me emrin e artit Gjesti.

Dhuna u ushtrua brenda ambienteve të Big Brother, ndërsa në video mund të shihni edhe momentin kur Jozi godet me shuplakë Gjestin para kamerave, pikërisht në momentin kur po largohet nga shtëpia e Big Brother. Gjesti ka përfunduar në tokë, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e stablizuar.

Pas kësaj situate të rëndë para syve të publikut, policia ka mbërritur në ambientet e Big Brother ku arrestuan Jozin, duke e shoqëruar me pranga në duar, siç shihet edhe nga pamjet.

Ndërkohë burime për Report Tv kanë zbardhur dëshminë e ish banorit në Komisariatin nr. 6.

"Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!", citohet të ketë thënë ai.

Jozi ka qëndruar në Komisariat për 5 orë me radhë, deri në përfundim të procedurave, është liruar rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K", thuhet në njoftim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 13/04/2025 19:55

    Ka thon I madhi Reshat Arbana. " Kemi aq shim vipa SA nuk e dim ckan ber per te qen vipa" Tani kush Jan keta vipat ne BBV? Dashnorja humoristit,motra e njones,vllai I atij,etj etj etj. Ec se flasim

    Përgjigju
  • fredi: 13/04/2025 15:48

    Ky është një veprim skandaloz që vetëm nga shpellarët ndodh....ky plerë e tregoi fytyrën kur e nxorën herën e parë por gabimi ishte i stafit drejtues që e futën sërish.

    Përgjigju
  • ÷×+'c,;:: 13/04/2025 15:10

    Kur personi(Jozi)nuk don me ta dhan doren dhe te paralajmeron mos e hap deren ik largohu,te ka dal borxhit.Provokimin nuk e duron askush.Promovimi i njerezve pa shkolle ne TV Kombetare si Gjesti me duket nje gabim i madh edhe humbje vlerash.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 14/04/2025 08:59

      A JOZI SHPELLARI I SHKOLLUARI I SHEKULLIT

  • Tiku: 13/04/2025 10:49

    Fajin e ka produksioni. Ai nuk ishte per ate format. Antivlere. Turp i produksionit. Qe e mbajti deri ne ate faze. E nxorri dhe e futi a thua ishte vlere. Ai injorant komplet.

    Përgjigju
  • Lomi: 13/04/2025 09:15

    Turpppppppppp. Vetem antivlera. Spektakel kot.

    Përgjigju
  • Turi: 13/04/2025 08:39

    Keta jane ata injorante qe keni futtur aty dhe bb eshte katandisur nje bordelllo pa dyer dhe dritare prandaj duhet mbyllur si emision

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?