Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Goditi me grusht të miturin, nis hetimi për 23-vjeçarin

10 Mars, 17:32| Përditesimi: 10 Mars, 17:44

  • Share

Tiranë-Një 23-vjeçar në Tiranë do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me grusht një të mitur.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu e ka qëlluar 15-vjeçarin për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 15-vjeçar, për motive të dobëta”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?