Kronikë

Tiranë/ Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

30 Shtator, 15:11| Përditesimi: 30 Shtator, 15:15

  • Share

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I riu Shkëlzen Gjyryqi, sipas policisë së Tiranës, rezulton me precedentë në fushën e vjedhjeve.

Më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësen me thikë.

Më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?