Policia e Tiranës

Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë

12 Dhjetor, 16:30| Përditesimi: 12 Dhjetor, 16:33

  • Share

Tiranë- Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në kryeqytet për krime të ndryshme, ku bien në sy ato të grabitjes, aksidentit me pasojë vdekje, vjedhjes, mashtrimit dhe dhunës në familje.

Ngjarja më e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 Dhjetor), rreth orës 21:00, në autostradën Thumanë-Kashar, ku shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur sendet personale, një portofol me mjet identifikimi dhe një aparat celular, personit me inicialet H. Q. 

Burime zyrtare thanë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kurse efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan E. R., 43 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar gruan me inicialet F. M., e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. 

Dy raste vjedhjeje janë koditur nga Komisariatet nr. 2 dhe 3 në kryeqytet, fillimisht me arrestimin e A. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën me sendet personale, një gruaje dhe Dh. M., 52 vjeçe, e cila dyshohet se te sheshi "Skënderbej" i ka vjedhur çantën një shtetaseje. 

Komisariati nr. 5 ka ndaluar F. N., 59 vjeç, pasi në rrugën nacionale “Kamëz-Zallher”, është konstatuar duke hedhur materiale inerte, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, në breg të lumit Tërkuz, kurse I. Sh., 21 vjeç, banues në Bathore, Kamëz, akuzohet se me anë të mashtrimit, “duke u prezantuar në emër të një shtetasi tjetër, në një dyqan telefonash në Kamëz, ka marrë një telefon, të cilin më pas e ka shitur në një dyqan tjetër”.

Policia e Kombinatit gjithashtu ka kryer arrestimin e 23-vjeçarit me inicialet Xh. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit, ‘iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë, një shkop bejsbolli dhe dy targa automjeti’.

Komisariati nr. 7 në Vorë ka ndaluar shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "mashtrimi", kurse dy rastet e fundit i përkasin rasteve të dhunës në familje, ku Komisariati nr. 1 arrestoi dy burra M. Gj., 62 vjeç, dhe G. A., 38 vjeç, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre dhe në Vorë u prangos N. K., 43 vjeç, po për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?