Tirane/ Hodhën flakadanë në fushë kur po luhej derbi, 2 të arrestuar

17 Shkurt, 09:21| Përditesimi: 17 Shkurt, 09:23

  • Share

Tirane- Policia arrestoi dy tifozë pasi gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani – Tirana u hodhën lëndë piroteknike (flakadanë).

Ndërsa 6 janë nën hetim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Ndeshja u luajt mbrëmjen e 16 shkurtit në stadiumin “Air Albania”.

Të arrestuar janë shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, “pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes” informoi sot policia.

Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?