Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një autobus. I moshuari po drejtonte motorin pa patentë dhe në gjendje të dehur.
Policia rrugore ka arrestuan 64-vjeçarin me iniciale B. A, banues në Tiranë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetet dhe është përplasur me një autobus në Rrugën Bardhyl.
Sipas njoftimit të policisë, i moshuari po drejtonte motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Për pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.