Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me bordurën, ndërron jetë 26-vjeçari (EMRI)

15 Maj, 14:07| Përditesimi: 15 Maj, 14:09

  • Share

Tiranë- Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi motori që po udhëtonte u përplas me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si Lorenc Kaci.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit.

“Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.  Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?