TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar në një lokal në Mullet të Tiranës, pasi ishte me armë me vete. Operacioni "Customer" është marrë nga uniformat blu pas informacioneve se në këtë lokal ishte një person i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, së në një lokal në Mullet, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Customer".
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.