TIRANË- Një 34 vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotme (13 shkurt), nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur në Rinas dhe më pas qëlloi në drejtim të policëve.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se policia pasi kishte marr kishte informacion se një person qarkullonte i armatosur në këtë zonë, organizoi operacionin për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.
Në momentin që efektivët kanë shkuar në servisin e tij në Rinas, 34 vjeçari identifikuar si Klajdi Buza, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë nga brenda subjektit duke u rrezikuar jetën. Fatmirësisht, nuk ka efektiv të lënduar.
'Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit Klajdi Buza, 34 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak', njoftoi sot policia.
Klajdi Buza, 34 vjeçari nga Fushë-Kruja është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa më 22 dhjetor 2022 ka rënë në pranga pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ai mbante në makinën me të cilën po qarkullonte një pistoletë, të cilën e kishte me fishekë në fole dhe gati për qitje.
Klajdi Buza
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e 34 vjeçarit Klajdi Buza, i cili mbrëmjen e sotme hapi zjarr drejt një patrulle policie në afërsi të Rinasit.
Policia e Tiranës kishte informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij.
Në momentin që efektivët kanë shkuar tek biznesi i tij, një servis makinash, Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë nga brenda servisit duke u rrezikuar jetën, por më pas ai është ndaluar nga policia.
Komente

O çfar policie leshi krimineli i gjuan me Pistolet e policēt idjot nuk e bējn shosh me plumba. Po po ta kapte plumbin policin ça do thoshte polic leshi a ja u bēra dēshmor nga njē kriminel ordiner. Nē çdo vēnd tē Botēs po ti gjuash policis tē vrasin. Kjo histori bēhet vetēm nē shqipri. E pa besushme çfar policie e mbaruar polici leprash. Mjer populli shqiptar. Duhet çuar nga vari krimineli Enver Hoxha se ai ju vinte hakut ktyre lloi tipave. Pty pty polic idjot.
PërgjigjuPo vriteni si ne amerik ca e arrestoni ? Gjykata e liron dhe do qelloj prap mbi ju
PërgjigjuO bobo e ke par kush ka hyr ne polici lale apo jeton jasht. Gjobevenes e mostra qe ta pijne gjakun me gjoba. I lumt dore klajdit qe ka ber ate gjest. Por kur te bjeri halli ta shikosh pastaj komentin tend. Uroj mos te te ndodhi nje situat e tille. Se mos paç hall.