TIRANË- Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Ngacmimi seksual", është arrestuar ditën e sotme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim P. Ç., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale "Ngacmimi seksual”,-njofton policia.
Komento