Kronikë

Tiranë/ I dënuar më 11 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 43- vjeçari (VIDEO)

31 Maj, 09:14| Përditesimi: 31 Maj, 09:22

  • Share

Tiranë-Policia ka arrestuar 43- vjeçarin, Klement Zguro i cili është i dënuar më 11 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “END”, zhvilluar nga Komisariati Nr. 3 për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Mikel Maruli” u arrestua Klement Zguro (i njohur edhe si Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

'Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale', njoftoi policia. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 31/05/2025 15:41

    Vrasje me dashje 11 vjet??!! Nuk qeka keq si ligj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?