Tiranë-Një 46-vjeçar i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg është arrestuar në Tiranë.
Policia informon se Florian Buçka u kap në rrugën “Ali Demi”.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”, thuhet në njoftim.
Operacioni u kodua 'Ndalesa'.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
